Ka nje pyetje qe duket krejt e pafajshme gjate nje interviste pune, por qe ne te vertete mund te jete nje nga momentet me delikate te gjithe procesit: "Sa e do rrogen?". E kam degjuar, e kam analizuar dhe gjithmone me ka bere te mendoj se kush po negocion realisht me ke. Sepse, ndryshe nga sa duket, kjo pyetje nuk behet gjithmone per te kuptuar vleren tende. Shpesh behet per te zbuluar se sa pak mund te paguhesh.
Une e shoh keshtu: kompania ka nje buxhet te percaktuar per pozicionin. HR ka nje ide se sa do te paguaje, ndoshta edhe nje interval te caktuar. Pra, perpara se une te ulem ne ate karrige, dikush e di pak a shume se sa kushton vendi i punes per te cilin po aplikoj. Por, ne vend qe te ma thote hapur, me pyet mua se sa dua. Dhe ketu fillon loja.
Nese une them 700 euro, ndersa kompania kishte parashikuar 1.000 euro, sapo i kam kursyer kompanise 300 euro ne muaj. Jo sepse vlej me pak, por sepse nuk dija sa ishte gati te paguante. HR mund ta pranoje kerkesen time me kenaqesi, madje mund te me beje te ndihem sikur kam bere nje marreveshje te shkelqyer. Ne realitet, thjesht kam negociuar kunder vetes.
Ky eshte kurthi. Nuk eshte domosdoshmerisht nje manipulim i hapur, por nje menyre inteligjente per te marre informacion nga kandidati pa dhene asnje informacion ne kembim. Une tregoj pritshmerite e mia, ndersa kompania ruan sekretin e buxhetit te saj. Dhe kur une jap nje shifer me te ulet nga sa kishin menduar ata, askush nuk do te me korrigjoje. Nuk eshte detyra e HR te me tregoje se mund te merrja me shume. Detyra e tyre eshte te mbrojne interesin e kompanise.
Prandaj, para se te shkoj ne nje interviste, une nuk mendoj vetem per pozicionin, detyrat apo mundesine per tu punesuar. Mendoj edhe per vleren time ne treg. Kerkoj informacion per kompanine, analizoj pozicionin, krahasoj pagat per role te ngjashme dhe marr parasysh eksperiencen, pergjegjesite dhe aftesite qe ofroj. Nuk shkoj te intervistohem duke pritur qe dikush te ma caktoje vleren. Shkoj duke pasur nje ide te qarte se cfare vlere mund te sjell.
Nese me pyesin sa e dua rrogen, nuk nxitohem te jap nje numer. Fillimisht perpiqem te kuptoj intervalin qe ka parashikuar kompania per kete pozicion. Mund te pyes fare thjesht: "Cili eshte buxheti qe keni parashikuar per kete pozicion?". Nuk eshte pyetje e pahijshme. Eshte pjese e nje negocimi normal profesional. Nese ata kerkojne nje pergjigje konkrete, une jap nje interval te argumentuar, jo nje shifer te hedhur ne ajer.
Ka edhe nje gabim tjeter qe shoh shpesh: kandidati thote nje page minimale, duke menduar se keshtu rrit shanset per tu punesuar. Por paga qe pranon ne fillim mund te behet pika e referimit per muaj apo edhe vite. Me vone mund te degjosh se rritjet e pagave behen sipas performances, se buxheti eshte i kufizuar ose se duhet te presesh vleresimin e ardhshem. Nderkohe, diferenca qe pranove ne diten e pare vazhdon te te kushtoje cdo muaj.
Sigurisht, nuk po them qe duhet te kerkosh nje page jashte realitetit. As qe duhet te hysh ne interviste me arrogancen e dikujt qe mendon se kompania duhet ti jete mirenjohese qe po aplikon. Por ka nje ndryshim te madh midis te qenit realist dhe te shitesh lire. Profesionizmi nuk do te thote te pranosh cdo oferte. Do te thote te dish te argumentosh pse puna, eksperienca dhe pergjegjesite e tua kane nje vlere te caktuar.
Une besoj se intervista nuk eshte vetem nje proces ku kompania vlereson kandidatin. Eshte edhe momenti kur kandidati vlereson kompanine. Nese ata nuk jane transparente per pagesen, nese shmangin vazhdimisht pyetjet per buxhetin apo perpiqen te zbulojne kufirin tend minimal pa treguar kufirin e tyre maksimal, keto jane informacione qe duhen marre parasysh.
Ne fund, kur dikush te pyet "Po ti, sa e do rrogen?", mos u ngut te pergjigjesh. Mendo se cfare po kerkon te zbuloje me te vertete. Ndoshta nuk po te pyesin sa vlen puna jote. Ndoshta po kerkojne te mesojne sa pak je i gatshem ta shesesh.
Dhe mos harro: kompania e di sa para ka lene menjane per ty. Sigurohu qe edhe ti ta dish sa vlen perpara se te thuash nje shifer.

Comments (0)
No comments yet.
Leave a comment