Tribulation (Shtrengimi i Madh) eshte nje term qe perdoret ne traditen biblike per te pershkruar nje periudhe vuajtjeje, perndjekjeje, sprove dhe mundimesh te medha. Fjala vjen nga latinishtja "tribulatio", qe nenkupton shtrengim, vuajtje ose mundim. Ne kontekstin e krishtere, ajo lidhet vecanerisht me sprovat qe besimtaret duhet te perballojne per shkak te besimit te tyre, por edhe me ngjarjet e veshtira qe, sipas profecive biblike, do te shoqerojne kohet e fundit.
Duhet te bejme dallimin midis vuajtjeve te zakonshme te jetes se krishtere dhe periudhes se njohur si Great Tribulation, ose Shtrengimi i Madh. Kjo e fundit lidhet me profecite eskatologjike, pra me mesimet biblike mbi ngjarjet qe paraprijne ardhjen perfundimtare te Krishtit.
Cfare thote Jezusi per Shtrengimin e Madh?
Nje nga referencat me te rendesishme gjendet ne Ungjillin sipas Mateut 24:21, ku Jezusi thote: "Atehere do te kete nje shtrengim te madh, te atille qe nuk ka pasur qe nga fillimi i botes e deri me tani dhe as nuk do te kete me."
Ky paralajmerim eshte pjese e fjalimit te Jezusit mbi fundin e koheve. Ne kete kapitull, Ai flet per luftera, uri, termete, perndjekje, profete te rreme dhe ftohjen e dashurise mes njerezve.
Nje paralajmerim i ngjashem gjendet edhe te Marku 13:19-20, ku pershkruhen dite vuajtjesh te jashtezakonshme. Ndersa te Luka 21:12-19, Jezusi paralajmeron dishepujt se do te perballen me perndjekje, tradhti dhe vuajtje per shkak te emrit te Tij.
Megjithate, eshte e rendesishme te kuptojme se Jezusi nuk i paraqet keto ngjarje vetem si shenja frike. Ai i pergatit dishepujt per te qendruar besnike edhe kur bota do te duket sikur eshte kunder tyre.
A duhet te kalojne te krishteret permes Tribulation?
Kjo eshte nje nga ceshtjet me te diskutuara ne interpretimin e profecive biblike. Ekzistojne disa qendrime teologjike.
Nje pjese e interpretuesve protestante, vecanerisht ata qe mbeshtesin dispensacionalizmin, besojne se Kisha do te merret nga toka perpara Shtrengimit te Madh. Ky qendrim njihet si "Pre-Tribulation Rapture".
Nje interpretim tjeter beson se Kisha do te jete e pranishme gjate nje pjese ose gjate gjithe kesaj periudhe dhe do te perjetoje sprovat perpara ardhjes se Krishtit. Ky qendrim njihet si "Post-Tribulation Rapture".
Ndersa nje interpretim i trete, i njohur si "Preterizem", i lidh nje pjese te madhe te profecive te Mateut 24 me shkaterrimin e Jerusalemit dhe te Tempullit ne vitin 70 pas Krishtit.
Tradita katolike nuk e pranon idene e nje Rrembimi te fshehte te Kishes perpara Shtrengimit te Madh, sic paraqitet ne disa rryma dispensacionaliste. Katekizmi i Kishes Katolike, ne paragrafet 675-677, meson se para ardhjes se dyte te Krishtit, Kisha do te kaloje permes nje sprove perfundimtare qe do te trondite besimin e shume njerezve.
"Antikrishti dhe sprova perfundimtare"
Nje element tjeter i rendesishem i Tribulation eshte figura e Antikrishtit. Ne letrat e Shen Gjonit permenden antikrishtet si kundershtare te Krishtit, ndersa Shen Pali, te 2 Selanikasve 2:3-12, flet per njeriun e paligjshmerise, i cili do te ngrihet kunder Perendise dhe do te perpiqet te marre vendin e Tij.
Edhe Libri i Zbuleses pershkruan nje konflikt te madh ndermjet se mires dhe se keqes. Ne kapitujt 13 dhe 14 paraqiten Bisha, Profeti i Rreme, dhe Shenja e Bishes. Keto figura kane qene objekt i interpretimeve te ndryshme gjate historise se krishterimit.
Katekizmi katolik, ne paragrafin 675, e pershkruan sproven perfundimtare si nje mashtrim fetar qe do tu ofroje njerezve nje zgjidhje te rreme per problemet e tyre, duke e vendosur njeriun ne vend te Perendise. Pra, rreziku nuk eshte vetem perndjekja fizike, por edhe largimi shpirteror nga e verteta.
"A eshte Tribulation nje ndeshkim i Perendise?"
Nuk duhet te ngaterrojme cdo vuajtje me ndeshkimin hyjnor. Vete Jezusi na meson se ndjekja e Tij nuk na perjashton nga vuajtjet e kesaj bote. Te Gjoni 16:33 Ai thote: "Ne bote do te keni mundime, por kini guxim: une e munda boten!"
Edhe te Romakeve 5:3-5, Shen Pali shpjegon se vuajtja prodhon qendrueshmeri, qendrueshmeria karakter te sprovuar dhe karakteri shprese. Ndersa te Zbulesa 7:14 permenden ata qe "kane ardhur nga shtrengimi i madh" dhe qe i kane lare petkat e tyre ne gjakun e Qengjit.
Ky eshte nje nga mesazhet me domethenese te gjithe temes: vuajtja nuk eshte domosdoshmerisht shenje e braktisjes nga Perendia. Perkundrazi, besnikeria ndaj Krishtit mund te kerkoje sakrifice, durim dhe qendrueshmeri edhe ne rrethanat me te veshtira.
"A duhet te kemi frike nga Tribulation?"
Bibla nuk na fton te jetojme ne panik, te kerkojme vazhdimisht data te fundit te botes apo te interpretojme cdo krize politike, lufte ose fatkeqesi natyrore si prove perfundimtare te fillimit te Shtrengimit te Madh.
Te Mateu 24:36, Jezusi eshte i qarte: askush nuk e di diten dhe oren. Prandaj, cdo person qe pretendon se ka zbuluar daten e sakte te fundit te botes bie ndesh me vete paralajmerimin e Krishtit.
Qendrimi i te krishterit duhet te jete vigjilenca, lutja, pendesa dhe besnikeria. Ne vend qe te perqendrohemi te frika nga ajo qe mund te ndodhe, duhet te perqendrohemi te pergatitja shpirterore per te qendruar me Krishtin.
Ne fund te fundit, Tribulation nuk eshte mesazhi perfundimtar i Bibles. Mesazhi perfundimtar eshte fitorja e Krishtit. Libri i Zbuleses nuk perfundon me Bishen, Antikrishtin apo vuajtjen, por me ardhjen e qiellit te ri dhe tokes se re (Zbulesa 21:1-4), ku Perendia do te fshije cdo lot nga syte e njerezve dhe vdekja nuk do te jete me.
Prandaj, i krishteri nuk duhet te jete njeriu qe pret me tmerr fundin e botes, por njeriu qe pret me shprese ardhjen e Zotit. Sepse, pavaresisht se sa e madhe mund te jete sprova, asnje shtrengim nuk eshte me i madh se fuqia e Krishtit.

Comments (0)
No comments yet.
Leave a comment