← Kronikat e Qeta
14 / 15 · 20.11.2026

Hëna e Re

Tani e shoh jetën me një tjetër ngjyrë,
çdo gjë më duket më e bukur, më e plotë;
hëna e re më buzëqesh si vashëz në fytyrë,
kam ende shumë për të parë në këtë botë.

Trupi im mban ende ndonjë plagë, ndonjë defekt,
por si hëna që është e bukur dhe kur ndriçon vetëm një pjesë,
ashtu ndihem në zemer, në shpirt ndihem perfekt,
se kam besim, guxim, kam dëshire e shpresë.

Dhe si hëna e re që pas errësirës ngrihet lart,
edhe unë jam i thyer, por me kurajë çdo çast.
Nuk jam ai që isha, por ky që ka rilindur,
dua ta jetoj jetën - plotësisht dhe i bindur.

Comments (0)

No comments yet.

Leave a comment