← Kronikat e Qeta
11 / 15 · 14.11.2026

Netët e gjata

Netët të gjata të ftohta i kaloj pa gjumë,
me zërin e mbytur që më ngec në fyt;
dhimbja më vjen e madhe, më zhyt porsi lum,
dhe shpesh më duket se heshtja po më mbyt.

Me këmbë e duar të thyera mundohem,
çdo hap ështe betejë, çdo gjest një ushtrim;
dhe sa herë që ngrihem, përsëri rrëzohem,
"ah jeta ime rinore, sa shumë po ke durim".

Nga sytë as goja s`del më asnjë fjalë,
vetëm dhimbja më zhyt si një det me valë.
Dhe ja ku prapë vjen, dhe një tjetër natë,
e errët, e vetmuar, më e ftohtë e më e gjatë.

Comments (0)

No comments yet.

Leave a comment