Nje pyetje qe lind natyrshem kur lexojme historine e Adamit dhe Eves eshte: Nese Zoti e dinte se Eva do ta hante frutin e ndaluar, pse nuk e hoqi pemen nga Edeni? Pse lejoi dicka qe e dinte se do te sillte renien e njeriut ne mekat?
Pergjigjja lidhet me nje nga dhuratat me te rendesishme qe Zoti i dha njeriut: vullnetin e lire.
Zoti nuk e krijoi njeriun si nje qenie te programuar, por si nje krijese te afte te zgjedhe. Ai i dha Adamit dhe Eves gjithcka qe u nevojitej, por vendosi edhe nje kufi (Zanafilla 2:16-17). Fakti qe Zoti e dinte se cfare do te ndodhte, nuk do te thote se Ai ia imponoi njeriut ate zgjedhje.
Mund te bejme nje analogji me Dhjete Urdherimet. Zoti thote: Mos vra, mos vidh, mos tradheto. Por pse nuk i heq te gjitha mjetet dhe mundesite qe njeriu te mos mund ti shkele keto urdherime? Pse nuk e ben te pamundur vrasjen, vjedhjen apo tradhetine?
Sepse atehere nuk do te kishim me nje bote ku njeriu zgjedh te miren, por nje bote ku e keqja eshte e pamundur. Ndershmeria nuk ka vlere kur nuk ekziston mundesia per te vjedhur. Besnikeria nuk deshmohet kur tradhetia eshte e pamundur. Dashuria nuk eshte zgjedhje kur nuk mund te zgjedhesh ndryshe.
Pema e Edenit nuk ishte thjesht nje peme, por nje prove e lirise dhe e besimit te njeriut ndaj Krijuesit. Zoti nuk deshironte mosbindjen, por as nuk e eliminoi lirine e njeriut per ta parandaluar ate. Sikur te hiqte cdo mundesi per te mekatuar, do te hiqte edhe mundesine per te zgjedhur lirisht te miren.
Kjo nuk do te thote se Zoti eshte autori i se keqes apo se e deshiron mekatin. Bibla na meson se Ai nuk tundon askend (Jakobi 1:13). Por njeriu mban pergjegjesi per menyren se si e perdor lirine qe i eshte dhene.
Prandaj, pyetja nuk eshte vetem pse Zoti nuk e hoqi pemen nga Edeni, por pse njeriu zgjodhi te mos i bindej Krijuesit, edhe pse kishte gjithcka. Zoti nuk kerkonte krijesa qe nuk mund te benin keq, por njerez qe mund te zgjidhnin te miren. Sepse dashuria pa liri eshte detyrim, ndersa bindja e vertete ka vlere vetem kur eshte zgjedhje.

Komentari (0)
Još nema komentara.
Ostavi komentar