← Kronikat e Qeta
9 / 15 · 11.11.2026

Dhoma e bardhë

Zgjohem mes mureve, kudo shoh veç bardhësi,
pa një fytyrë të njohur, dhe pa një dritare;
mbi mua tavani, shtrihet si një zbraztësi,
e nuk e di ç’më ndodhi, nuk e kujtoj fare.

Trupi im i rëndë, i palëvizur, i ngrirë,
çdo gjë është pa shpresë, dhe e ftohtë si mur;
shpirti më ndihet i lodhur, i heshtur, i mpirë,
dhe zemra më rëndon, më peshon si gur.

Edhe pse i thyer e i humbur ndjehem,
diçka më thotë qetësisht, se më i fortë do rikthehem.
Mes të bardhës pafund, me shumë shkëlqen një dritë,
e bardhë, e vogël, por e gjallë, pa frikë.

Komentari (0)

Još nema komentara.

Ostavi komentar