Rrugën e lashë poshtë dhe në mal u ngjita,
duart e bëra akull e gishtat plot borë;
dhe kur në majë, pa frymë, mbërrita,
mu duk se e kisha gjithë botën në dorë.
Atje lart unë isha, i vetëm sa një pikë,
i vogël si një grimcë, i humbur nën qiell,
por smë mbërtheu as ankth, as drojë as frikë,
ndjeva se isha - i fortë i lirë nën diell.
Pashë botën e madhe, pashë plot bukuri,
dhe kuptova se njeriu lindet për liri.
Nuk dua të zbres poshtë, dua të qëndroj në majë,
nga pasionet e mia, askush sguxon t'më ndajë.

Komentari (0)
Još nema komentara.
Ostavi komentar