Një mëngjes, në dhomë hyn një diell i ri,
ajër i pastër që më zbret në gjoks shumë thellë.
Filloj të marr frymë plotësisht me gjith' mushkëri,
dhe shpirti më del në fushë si nga një shpellë.
Filloj të flas, njerëzit t`i thërras me emër,
dhe zëri im, i dobët - dëgjohet fort;
fjala më del e ngrohtë nga thellë në zemër,
e ndjehem si anije lufte që kthen në port.
Filloj të ec: një hap, dhe një hap,
nga dyshemeja e ftohtë - dorën drejt jetës zgjat.
Pasi çdo ëndërr u thye, ajo prapë më fton,
jashtë, një diell i ri fort ndriçon.

Komentari (0)
Još nema komentara.
Ostavi komentar