← Kronikat e Qeta
12 / 15 · 16.11.2026

Dora që më mban

Kur hap sytë, shoh një dorë më mban,
e pranë shtratit të gjithë stok qëndrojnë;
janë familja ime që me mua dhimbjen ndan,
e që me dashuri çdo ditë ma plotësojnë.

Ndjej dorën e ngrohtë, të pandarë, të nënës,
dhe dorën e vogël të vëllait që buzëqesh;
Ndjej dorën e butë e të ëmbël të motrës,
"Falë Zotit, shpirt, je akoma mes nesh!"

Çdo ditë këto duar më ngrenë pak më lart,
e unë mbi to e mbështes gjithë dhimbjen që mbart.
Janë me mua, e asnjë çast nuk më lanë,
kura më e mirë, duke i pasë pranë.

Komentari (0)

Još nema komentara.

Ostavi komentar