Analiza e pasdites

Askush s'të dëgjon. Të gjithë të aplikojnë.

Të gjithë kanë parime, derisa u kushton diçka. Të gjithë kanë besim, derisa sprovohen. Të gjithë dinë të flasin për dashurinë, derisa duhet ta jetojnë. Dhe të gjithë kanë një mendim për punën, sidomos kur nuk është e tyre.

Këtu shkruaj për besimin, punën, dashurinë dhe gjithë paradokset që vijnë bashkë me jetën.

Nuk kam ndërmend të të mbaj leksione, as të shtirem sikur i kam kuptuar të gjitha. Unë jap mendime: pak me ironi, ndonjëherë gabim, ndonjë të vërtetë të pakëndshme dhe herë pas here diçka që mund të mos të pëlqejë.

Lexo me mendje të hapur. Kundërshto pa frikë. Jeto si të mundesh. Mjafton të kemi diçka për të menduar.

Merr të rejat me email

Anëtarësohu në platformë dhe merr me email çdo artikull të ri.