Ne pamje te pare, mund te duket si nje pyetje e ekzagjeruar: a eshte vertet problem per nje katolik te luaje nje videoloje vetem sepse brenda saj shfaqen simbole satanike, rituale okulte apo skena me permbajtje demonike? Ne fund te fundit, eshte thjesht nje loje. Nuk po kryejme nje ritual, nuk po adhurojme djallin dhe nuk po deklarojme se besojme ne ate qe paraqitet ne ekran. Por ndoshta pikerisht ketu duhet te ndalemi dhe te mendojme pak me thelle.
GTA 6 nuk eshte thjesht nje loje ku personazhi kryesor kryen krime, vjedh makina apo perfshihet ne konflikte. Permbajtja e saj perfshin edhe elemente qe lidhen me okultizmin, ritualet satanike dhe sakrificen njerezore. Dikush mund te argumentoje se keto jane vetem elemente te nje skenari horror, te vendosura per te krijuar emocion dhe kuriozitet. Por fakti qe dicka eshte pjese e nje loje nuk do te thote se duhet ta konsiderojme automatikisht te pademshme.
Duhet te bejme nje dallim te rendesishem: te shohesh te keqen te paraqitur ne nje film nuk eshte njesoj si ta praktikosh ate. Kisha Katolike nuk na meson se cdo paraqitje e se keqes eshte mekat. Bibla vete flet per djallin, tundimin, idhujtarine dhe praktikat pagane. Por nje gje eshte te njohesh te keqen per ta kuptuar dhe refuzuar, dhe nje gje tjeter eshte te kerkosh argetim duke u perfshire vullnetarisht ne simulimin e saj.
Le te marrim si shembull ritualin qe eshte perfolur ne GTA 6. Lojtari nuk eshte thjesht nje spektator qe sheh nje skene ne distance. Ai mund te jete pjesemarres aktiv ne mision, te kerkoje vendndodhjen, te ndjeke udhezimet dhe te kryeje veprimet qe kerkon loja. Por edhe, nese misioni nuk i pelqen, mund te vendose te mos e perfundoje. Pra, ekziston nje zgjedhje. Dhe kjo zgjedhje ka rendesi.
Nese nje besimtar qe luan mund ta shmange nje mision te tille pa humbur asgje thelbesore nga pervoja e lojes, pse duhet te kembengule ta perfundoje? Cfare perfitimi shpirteror apo njerezor ka nga perfshirja ne nje simulim te nje rituali satanik? Kur argetimi kerkon qe ne te behemi pjese aktive e nje veprimi qe bie ndesh me ate qe besojme, ndoshta eshte momenti te vendosim nje kufi.
Ne Librin e Ligjit te Perterire 18:10-12, Zoti paralajmeron popullin e Tij kunder magjise, shortise dhe praktikave okulte. Ndersa ne Efesianeve 5:11, Shen Pali shkruan: "Mos merrni pjese ne veprat e pafrytshme te erresires, por perkundrazi - qortojini." Keto vargje nuk flasin drejtperdrejt per videolojerat, por na japin nje parim te rendesishem: nje i krishtere duhet te jete i kujdesshem me menyren se si lidhet me veprat e erresires, edhe kur ato paraqiten ne forme argetimi.
Dikush mund te kundershtoje duke thene se eshte vetem nje personazh virtual dhe se asgje nuk ndodh ne realitet. Eshte e vertete. Por edhe kur shikojme nje film, degjojme nje kenge apo lexojme nje liber, permbajtja ndikon ne ate qe ushqejme brenda vetes. Nuk eshte e thene qe cdo gje qe shohim te na ndryshoje menjehere, por kjo nuk do te thote se cdo gje qe konsumojme eshte e parendesishme.
Ketu hyn edhe pergjegjesia e ndergjegjes. Katekizmi i Kishes Katolike, ne paragrafet 2116 dhe 2117, denon praktikat e magjise, fallit dhe perpjekjet per te vene ne sherbim fuqite e erreta. Sigurisht, luajtja e nje misioni imagjinar nuk eshte automatikisht e barabarte me praktikimin e ketyre veprimeve. Por nje katolik nuk duhet te kerkoje vazhdimisht kufirin minimal te asaj qe mund te beje pa e quajtur mekat. Besimi nuk eshte nje loje juridike ku synojme te gjejme menyren per tiu afruar sa me shume te keqes pa e kaluar vijen.
Mund te luash GTA 6 dhe te shmangesh nje mision te tille. Mund te mos e kerkosh fare. Mund te vendosesh se nuk deshiron te perfshihesh ne simulimin e nje rituali satanik, edhe nese loja ta ofron si mundesi. Sepse nese nje permbajtje e tille eshte pjese e argetimit qe zgjedhim, a kemi vertet nevoje ta konsumojme?
Per mendimin tim, nje katolik duhet ta shmange kete lloj perfshirjeje dhe, nese loja e vendos vazhdimisht perballe permbajtjeve qe cenojne ndergjegjen e tij, duhet te mendoje seriozisht nese ia vlen ta luaje fare. Nuk eshte ceshtje frike nga nje simbol, as bindjeje se nje videoloje ka fuqi magjike mbi njeriun. Eshte ceshtje zgjedhjeje, respekti per besimin dhe kujdesi per ate qe lejojme te behet pjese e argetimit tone.
Ne fund, ndoshta pyetja me e mire eshte: "A eshte e nevojshme te perfshihem ne dicka qe mund ta shmang, kur e di se bie ndesh me vlerat qe pretendoj se mbroj?". Sepse jo cdo gje qe mund ta bejme eshte dicka qe duhet ta bejme. Dhe jo cdo argetim ia vlen cmimin qe mund te paguaje ndergjegjja jone.

Komente (0)
Ende pa komente.
Lër një koment