Netflix ka sjelle nje serial qe ka ngjallur reagime te forta ne komunitetin e krishtere. Titullohet "The Body" dhe historia zhvillohet ne vitin 2004, ne nje shkolle katolike per vajza.
Ne qender jane disa studente qe bejne pjese ne nje grup vallezimi te quajtur Lions. Gjate nje feste te Halloween-it, ato organizojne nje ritual satanik per te siguruar suksesin e grupit. Ritualit i bashkohen drogera, sjellje imorale dhe nje ngjarje tragjike: Grace perfundon ne koma. Pas kesaj, vajzat fillojne te perjetojne vizione te cuditshme, ndersa Grace shnderrohet gradualisht ne nje figure qe te tjeret e lidhin me shenjterine dhe mrekullite.
Por cfare mesazhi percjell ky serial per nje besimtar te krishter? Ka disa probleme nga kendveshtrimi doktrinor katolik (apo ortodoks):
1. Shenjterimi i se keqes: Ritualet satanike paraqiten si pjese e nje historie argetuese rinore, duke rrezikuar normalizimin e praktikave qe bien drejtperdrejt ndesh me besimin e krishtere.
2. Shtremberimi i shenjterise: Seriali luan me idene e shnderrimit te nje vajze ne figure pothuajse hyjnore, duke perzier mrekullite, histerine kolektive dhe besimin fetar. Por shenjteria nuk eshte produkt i thashethemeve apo manipulimit njerezor.
3. Perdorimi i simboleve katolike: Mesha, kryqi, lutjet dhe imazhet fetare vendosen perballe seksualitetit, ritualeve satanike dhe sjelljeve provokuese, duke krijuar nje paraqitje te deformuar te jetes katolike.
4. Shtremberimi i moralit te krishtere: Katolicizmi paraqitet permes nje bote ku faji, mekati dhe besimi ngaterrohen me shtypjen dhe hipokrizine, ne vend qe te trajtohen si ceshtje te pergjegjesise morale, pendimit dhe shpetimit.
A eshte problem nese e shikojme kete film?
Nuk eshte e nevojshme te shikojme cdo prodhim qe perdor emrin e Krishtit, Kishes apo katolicizmit per te kuptuar se cfare pretendon te tregoje. Shqetesimi nuk eshte thjesht se seriali permban skena provokuese. Problemi eshte se ai e perdor besimin katolik si sfond per te ndertuar nje histori ku blasfemia, ritualet satanike, seksualiteti dhe simbolet e shenjta behen pjese e te njejtit spektakel.
Shen Pali na paralajmeron: "Ruajuni nga cdo lloj e keqeje." (1 Selanikasve 5:22). Nje katolik nuk duhet te kete frike nga pyetjet, kritikat apo arti, por duhet te dije edhe ku te vendose kufirin. Sepse jo cdo gje qe ofrohet si argetim meriton vemendjen tone. Dhe jo cdo gje qe perdor simbolet e shenjta meriton respektin qe u takon atyre.
Besimi nuk eshte nje dekor kinematografik; eshte menyra jone e jeteses dhe marredhenia jone me Zotin.

Komente (0)
Ende pa komente.
Lër një koment