← Kronikat e Qeta
15 / 15 · 23.11.2026

Dera e Parë

Para meje qëndron, e mbyllur, një derë,
e unë, i thyer, e di: do ti shkoj der' në fund;
përpara më shtyn një fuqi, si erë,
bindem, vendosem: "s'do ndalem, do ta mund".

Netë të gjata mbi libra, çdo faqe e pamësuar,
i lodhur, edhe nga mosha, por vazhdoj me kurajë;
çdo ngjarje është një hap drejt shkollës së mbaruar,
e çdo ditë më afër drejt ngjitjes në majë.

Dita vjen; finale, në dorë mbaj këtë diplomë,
të gjithë ata që më besuan - qeshin në të njëjtën dhomë.
Dera e parë u hap, me kokën lart e kaloj,
pas saj më pret një tjetër sfidë, "më duhet të shkoj".

Komente (0)

Ende pa komente.

Lër një koment