← Kronikat e Qeta
1 / 5 · 05.11.2026

Dritarja e Hapur

Kur shtëpia fle e heshtur - çdo natë,
unë hap dritaren dhe ne qiell shoh një yll;
më duket se kam në shpatulla krahë,
ti hap në ajër e kurrë më mos ti mbyll.

Mbi çatitë e Shkodres zbret e bukura hënë,
dhe udhët e botës më thërrasin larg;
një zemër plot guxim Zoti ma ka dhënë,
dhe çdo ëndërr të shkruar si poezi në varg.

Çdo natë vetes ja them me zë si premtim:
dua ta njoh botën, ta ndjek këtë udhëtim.
Qielli më dëgjon dhe rrugën ma bën dritë,
që ta ndjek çdo nate, ta rrëfej çdo ditë.

Komente (0)

Ende pa komente.

Lër një koment