Mjeku hyn në dhomë, me një zë të qetë,
e më thotë se do të mbetem përgjatë i dëmtuar;
sepse disa plagë s’do të shërohen më, as vetë,
e ëndrrat e mia, të gjitha, i shoh shkatërruar.
Mbi jastëk më rrjedh pa zë një lot,
mendoj për punen, jetën, e motorrin tim;
e kuptoj se kjo peshë do të më ndjekë për gjithë-mot,
dhe e pyeta veten: a mbaroi çdo udhëtim?
Pika e kuqe e hartës tashmë u bë e zbehtë,
dhe asgjë në jetë nuk do jetë më e lehtë.
Si xham mbi dysheme, shpresat më janë thyer,
por do jem akoma i fortë, sado i zhgënjyer.

Komente (0)
Ende pa komente.
Lër një koment