Nën qiell të huaj ndala, i hutuar,
mes zërash të panjohur, në natën e ftohtë;
por një grup njerëzish më priten si të ftuar,
dhe më bënë vend pranë zjarrit, ngrohtë.
Pa e ditur gjuhën e tyre, mësova
se buka e ndarë ka shije, e ngrohtësi;
me gjeste prekje e të qeshura, kuptova
se çdo i huaj, mund ta japë një copë mirësi.
Tani e di: bukuria e botës shtohet kur e ndan,
e çdo i huaj bëhet mik, kur në zemër e mban.
Nën qiell të huaj, shpirti ndjehet gëzuar,
frymë për frymë e trup më trup - bashkuar.

Komente (0)
Ende pa komente.
Lër një koment