Era fytyrën, ma përkëdhel tek shpejtoj,
dhe rruga përpara - drejt vihet në rend;
pas meje mbetet qyteti ndërsa fluturoj,
e nuk më ndal asgjë, as mur dhe as peng.
Në çdo qytet te ri, më pret një dashuri,
një buzë e kuqe e ngrohtë, një fjalë një takim;
motorri nuk ndalon, nget para me furi,
duke e lënë çdo puthje, prapa, në kujtim.
Nuk di ku fle sot, a ku zgjohem nesër,
por e di që atje në qytet më pret një puthje tjetër.
Çdo puthje më ngroh, por çdo puthje është njësoj,
puthja e veçantë në fund të rrugës po më pret - shpresoj.

Komente (0)
Ende pa komente.
Lër një koment