← Kronikat e Qeta
8 / 15 · 10.11.2026

Rënia

Çdo ditë të bardhë, frika më zvogëlohej,
e në vend të saj më rritej besim;
në çdo kthesë dinake, guximi më forcohej,
asgjë në botë s’më ndalte, as frikë as dyshim.

Çdo mëngjes me qejf, si sportist stërvitesha,
dhe ecja ime bëhej, e lehtë dhe e shpejtë;
sa i pashem dukesha, sa i fortë ndihesha,
synimi im ishte, i qartë dhe i drejt.

Derisa një ditë, kur fuqia më la,
rruga lart u ngrit, e qielli poshtë më ra.
Ne një kthesë të errët, në një kënd rrëshqita,
në krahë u dorezova, në këmbe dot më s’u ngrita.

Komente (0)

Ende pa komente.

Lër një koment