← Kronikat e Qeta
4 / 5 · 05.11.2026

Rruga e Parë

Ndeza motorrin e direkt e pashë nje vegim,
u nisa, dhe deren e shtëpise e lashë larg.
I vetem, por tashmë e kam marrë këtë vendim,
ti pëshkruaj malet si një varg.

Në kthesat e para shkoj me kujdes ngadalë,
por zemra më thotë "jepi, mos u ndal".
Motorri më qëndron besnik si një kalë,
i etur për vrap, nga fusha në mal.

Era në fytyrë më dhuron qetësi,
dhe shpirti me gëzon mbush' me lumturi.
Horizonti hapet dhe unë buzëqesh i lirë,
"jam ai qe dua, i bukur, dhe i dëlirë".

Komente (0)

Ende pa komente.

Lër një koment