← Kronikat e Qeta
3 / 5 · 05.11.2026

Valixhja e Vogël

Fillova me shkollën, me libra e me mësim,
ndoqa me durim çdo leksion e çdo orë;
e dija se çdo faqe ish' hap dhe synim,
që një ditë ta mbaja vetë çelësin tim në dorë.

Pastaj erdhi patenta, me besë në provim,
mbi timon dora si fëmijë më dridhej;
dhe kur e mora letrën, ndjeva një plotësim,
rruga si lumë shkëlqyes përpara më shtrihej.

Dhe bleva një motorr, të fortë të bukur shik,
të më bëhej shok, të më bëhej mik.
E mbusha valixhen e hartën e mora në gji,
u nisa të gjej pikën e kuqe - versionin tim të ri.

Komente (0)

Ende pa komente.

Lër një koment